Monarkistët kërkojnë rikthimin e mbretit Zog – (31 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Monarkistët kërkojnë të përsëritet referendumi, për rikthimin e mbretit Zog dhe ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Kryetari i Partisë Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare, Guri Durollari tha, se partia e tij do të marrë përsipër me koncesion rrugën Tiranë – Prishtinë dhe rrugë të tjera në Shqipëri.
Guri Durollari:- “E ndjejmë obligim madhor çdo shqiptarë, që të punojë për kombin dhe për vendin, duke i sjellë simbolin kombëtar mbretit. Detyra jonë është ne të punojmë për rikthimin e sistemit mbretëror në Shqipëri, kurse mbreti është simbol i të gjithëve”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame