Kryetari OSBE Severin apel partive shqiptare për zgjedhjet – (31 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një trojkë europiane, e përbërë nga OSBE-ja, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, do të japë vlerësimin për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të Qershorit në Shqipëri. Në përfundim të takimeve në Tiranë, kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, rumuni Severin, porositi partitë politike shqiptare të drejtohen në dyert e gjykatave, për t’u ankuar ndaj rezultateve të votimit.
Deklaratat e Severin, i paraprijnë rrezikut të kontestimit të rezultateve dhe të vëzhguesve të huaj nga opozita. Për OSBE-në, përbërja e KQZ-së konsiderohet kapitull i mbyllur. Severin u shpreh kundër lojës të dy partive të mëdha me kandidatë të pavarur, për të përfituar në dëm të partive më të vogla./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame