Daily Love Story-Enxhëll paska një talent! Generda: Çdo vajzë do kishte qejf që 18 djem…


Daily Love Story-Enxhëll paska një talent! Generda: Çdo vajzë do kishte qejf që 18 djem…

18:09 14/01/2021

Dy konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Generda dhe Enxhëll, i janë drejtuar njëra-tjetrës me pyetje interesante dhe ngacmuese, ku kanë zbuluar pak më shumë nga jeta e tyre private.

Në një intervistë dyshe për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë folur për lidhjen me familjen, personin më të besuar dhe gjërat që i dallojnë nga të tjerët.

“Ndaj çdo gjë me të”, kush është djali që ka besimin e plotë të Enxhëllit

Veç të tjerash Enxhëll ka treguar se personi me të cilin hapet më shumë, është vëllai i saj.

Generda: Cila është gjëja që nuk duron dot tek një person?

Enxhëll: Gjëja që unë nuk duroj dot tek një person është gënjeshtra, kur e zbukurojnë që të duket si e vërtetë. Por unë e kuptoj dhe e di shumë mirë si është realiteti dhe e vërteta. Fakti që ngulin këmbë më streson shumë dhe nuk e duroj dot.

Të ka ndodhur kjo gjë në Love Story?

Enxhëll: Po më ka ndodhur dhe jam zhgënjyer shumë. Nuk mund ta them se kush, por e di vetë personi. S’ka lidhje me Saimirin.

Generda, cilat janë karakteristikat e tua që të dallojnë nga njerëzit e tjerë?

Generda: Mendoj se pozitiviteti im, sinqeriteti sepse jam njeri shumë i sinqertë, unë nuk gënjej dot sepse dallohem direkt në sy. Dhe më kanë thënë që kur futem në një ambient kam atë prezencën time, jo bukuria por energjia pozitive

Enxhëll: E vërtetë, edhe unë e kam vënë re që ti je një vajzë me goxha prezencë kur erdhe në Love Story. Më dukesh një vajzë me këmbë në tokë, është diçka që bie në sy sepse rrallë janë, shtiren…

Generda: Kush është personi me të cilin hapesh më shumë?

Enxhëll: Personi të cilit unë i besoj më shumë është vëllai im, të cilin e kam si shok edhe ndaj çdo gjë me të. Qoftë mendime, qoftë plane, çdo gjë ia besoj atij. Në fillim nuk ishte dakord për ardhjen time në Love Story, ia zbukurova pak unë, po pastaj me kohën sikur u mësuan dhe e gjithë familja më mbështet.

Generda: Çdo vajzë do kishte qejf që 18 djem…

Veç të tjerash, Enxhëll e ka pyetur Generdën nëse do të donte që vitin tjetër të vinte në fronin e Love Story, duke pasur mundësinë të dilte me 18 djem.

Do vije ti Generda në Love Story me shoqen?

Generda: Nuk do vija kurrë, edhe sikur të doja atë shoqe të ngushtë që kam, ajo kurrë nuk do pranonte. Gjithmonë kur kemi parë një djalë, ajo bënte shaka që po të pa ty të parën, të merr ty. Por kurrë nuk mund të konkurrojmë për një djalë.

Cila është ngjyra jote e preferuar?

Enxhëll: Shumë pyetje e bukur që mund të të vijë nga një vajzë. Të preferuar fare kam të kuqen, por edhe të bardhën.

Generda: Tek ngjyra e bardhë jam edhe unë sepse është ngjyra e pastërtisë. Kur vishem me të bardha ndihem shumë mirë, por gjithashtu edhe e zeza, më transmeton shumë seriozitet dhe shkon me çdo gjë.

Enxhëll: Nëse do ishe në vend të Saimirit, cilën nga vajzat do të zgjidhje përveç teje?

Generda: Pa e ditur që ti do ma bëje këtë pyetje, un e pata thënë edhe para se të futesha në Love Story, më ke pëlqyer shumë. Më pëlqen mënyra si ti mendon dhe në intervistë kam thënë që për mua ti je vajza më e zgjuar. Më ka pëlqyer karakteri, vajzë me këmbë në tokë, në prapaskenë je një vajzë që bën gjëra për të qeshur.

“Zgjohesha në 4 të mëngjesit…”, Generda rrëfen për fëmijërinë që ka kaluar

Enxhëll: Generda, a je duke bërë atë që vërtetë do të bësh, të kërkosh dashurinë në një reality show?

Generda: Unë jam një njeri shumë sentimental dhe dashurinë mund ta gjej brenda një reality show, jashtë një reality show, duke u futur në një lokal…për mua nuk ka rëndësi se ku por këtu tek Love Story kam edhe një gjë plus që mund të mësoj edhe gjëra të reja.

Duke parë se si sillet një djalë me vajzat e tjera, shoh çfarë më pëlqen tek një djalë dhe çfarë jo, sepse e shoh vetë me sytë e mi. Kështu që më pëlqen, jam duke bërë atë që dua.

Generda: Beson ti Enxhëll tek koicidenca fakti që diçka është e shkruar për të ndodhur?

Enxhëll: Unë e kam këtë moton që çdo gjë ndodh për një arsye, dhe besoj në faktin që kur ti e përgatit veten për diçka dhe ajo nuk rezulton që është e duhura ose del diçka përpara që nuk mund të bëhet, unë them pastaj që del për një arsye, dhe i besoj vërtetë koicidencës./tvklan.al






Të ngjashme