Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset këmbësori
Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Autoritetet njoftojnë se në aksident janë përfshirë dy makina, në rrugën “5 Maji”.
“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje”, sqaron policia.
Më tej bëhet me dije se është ngritur një grup hetimor dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Edhe një ditë më parë në kryeqytet u përplasur dy mjete dhe rrezikuan jetën e këmbësorëve që po kalonin tek vijat e bardha./tvklan.al