Gjykata e Apelit lë në burg Koçiun dhe Hadërgjonaj – (4 Prill 2001)


Gjykata e Apelit lë në burg Koçiun dhe Hadërgjonaj – (4 Prill 2001)

19:18 04/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjykata e Apelit lë Sokol Koçiun në burg. Në seancën e sotme për ndryshim masa e arrestit, të kërkuar nga vetë të ndaluarit Sokol Koçiu dhe Mentor Hadërgjonaj, kur gjykata e shkallës së parë i la në burg pa afat, gjyqtarja e Apelit Fatmira Laskaj la në fuqi vendimin e parë.

Asnjëri nga të dy nuk ka ardhur sot në gjykatën e Apelit, por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Prokurorja Elvira Hoga, ka kërkuar që Koçiu dhe Hadërgjonaj të pres në burg procesin gjyqësor. Pikërisht këtë, burgun pa afat ka vendosur më pas dhe gjyqtarja Laskaj, duke ndërprerë në mes çdo shpresë të Koçiut apo Hadërgjonaj për ndryshim mase arresti.

Sokol Koçiu dhe Mentor Hadërgjonaj janë ndaluar disa javë më parë, me akuzën implikim në grupin e narkotrafikut ndërkombëtar Durda-Përballa./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme