Rama dhe Basha replika në rrjetet sociale


Rama dhe Basha replika në rrjetet sociale

19:53 15/01/2021

Përplasja për mënyrën e menaxhimit të përmbytjeve

Debati mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha ka vijuar dhe rrjetet sociale.

Rama iu përgjigj akuzave të Bashës duke thënë se nën ujë nuk ka qindra-mijëra qytetarë, por janë Saliu, Iliri, Luli e Mona që duan tërmete e viruse, madje dhe Nusretin bashkë me Tiren si komerdare. Por halli, shkruan Rama, është se nuk i pret askush matanë.

Por reagimin e Kryeministrit, kryetari i opozitës Basha e cilëson si gajasje, ndërsa vetë Ramën e etiketon si Tirja i qeverisë. Për Bashën asgjë si mbulon dështimet e tij as skandalet e darkës luksoze të Dubait as shumëfishimin e pasurimit të tyre.

Tv Klan






Të ngjashme