Pyjet në Korçë rrezikohen nga sëmundja e pishave – (4 Prill 2001)


Pyjet në Korçë rrezikohen nga sëmundja e pishave – (4 Prill 2001)

15:42 04/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto pisha shekullore, që iu kanë rezistuar shtrëngatave të shekujve dhe u kanë shpëtuar sëpatave dhe motorsharrave, po ulin krye nga sëmundja procesionares. Pyjet e pishave në Korçë zënë një sipërfaqe prej 12 mijë e 600 hektarësh, por deri tani sëmundja e procesionares ka pushtuar 3/4 e kësaj sipërfaqeje. Këtij infeksioni, nuk i kanë shpëtuar as 3300 hektar pyje të rinj.

Procesionarja është sëmundje tradicionale e pishës, deri 10 vjet më parë ajo luftohej mekanikisht. Degët e infektuara këputeshin, grumbulloheshin, e digjeshin nga brigadat e ndërmarrjes pyjore. Kjo punë është harruar, duhen investime të mëdha për t’iu rikthyer kësaj praktike. Deri dhjetëfish rritet investimi me preparate kimike, por sipas specialistëve, jo gjithmonë është rezultativ./tvklan.al






Të ngjashme