Pesticidet e hedhura në rrugën “5 Maji”, banorët të friksuar – (4 Prill 2001)


Pesticidet e hedhura në rrugën “5 Maji”, banorët të friksuar – (4 Prill 2001)

16:35 04/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka tre ditë, që kjo lagje në rrugën “5 Maji”, vuan nga aroma e keqe, që është përhapur kudo. Askush nuk e di nga vjen. Shumë shpejt u zbulua, se vendi nga buron kjo e keqe është në rrugicë shumë afër shtëpive. Banorët thonë se këto janë kimikate ose pesticide, të hedhura nga dikush, por asnjë nuk e ka parë. Banorët kanë frikën e sëmundjeve, por edhe të fëmijëve që luajnë në oborr.

Kudo në botë këto hidhen larg zonave të banuar, ose groposen dhe kurrsesi në lagje. E keqja këtu është se asnjë institucion, shtetëror nuk ka mbërritur deri në këto çaste, që të identifikojë mbetjet kimikate që gjenden këtu./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme