Amerikanët instruktojnë zhytësit shqiptarë në portin e Durrësit – (5 Prill 2001)


Amerikanët instruktojnë zhytësit shqiptarë në portin e Durrësit – (5 Prill 2001)

11:03 05/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në kalatën numër 0 të portit detar të Durrësit, dy ekipe polumbarësh shqiptarë dhe amerikanë, u zhytën të ndihmuar nga anija amerikane “U.S. Enes”. Kjo anije rreth 100 metra e gjatë është një nga pesë anijet oqeanike amerikane, të specializuara në zhytje dhe në veprime humanitare shërbimi.

Kjo anije ka disa kohë që qëndron në portin detar të Durrësit, për të ndihmuar forcat e Adriatikut. Me këtë rast ajo ka kryer edhe një sondazh te thellësive dhe terrenit të këtij porti. Polumbarët amerikanë, kanë disa ditë që instruktojnë zhytësit e flotës detare me aparaturat e tyre, por këto materiale moderne nuk disponohen nga flota detare shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme