Rendi në Elbasan, ulet numri i krimeve në këtë rreth – (5 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në rrethin e Elbasanit, ka rënë në mënyrë të ndjeshme trafiku i drogës dhe prostitucionit. Sipas kryeprokurorit të rrethit Luan Kaloçi, për këtë tremujor që u mbyll është konstatuar një rast në implikimin me drogën, kundrejt 8 të tillave në vitin e kaluar dhe asnjë rast që të ketë lidhje me trafikun e prostitutave.
Shkak i rënies drastike të këtyre fenomeneve ka qenë goditja e trafikantëve nga organi policor, ndjekja deri në fund i procesit të hetimit dhe dënimi maksimal për ta. Por në këtë rreth shqetësim vazhdon të mbetet mungesa e infrastrukturës së përgjimit, si dhe mjeteve të logjistikës, të cilat mund të përmirësonin në mënyrë të ndjeshme punën e forcave të policisë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora