Përfundon faza e parë e shkatërrimit të armëve në Elbasan – (5 Prill 2001)


Përfundon faza e parë e shkatërrimit të armëve në Elbasan – (5 Prill 2001)

12:59 05/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përfundoi faza e parë e shkatërrimit të armëve të mbledhura në rrethin e Elbasanit, gjatë të cilës u shkatërruan 40 mijë armë. Nisma e marrë për shkatërrimin e armëve në këtë rreth është një projekt në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe memorandumi i shkatërrimit të armëve është nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë, e SHBA, Gjermanisë dhe Norvegjisë.

Ndërkohë pritet të shkatërrohen dhe 60 mijë armë të tjera në ndihmën e qeverisë së SHBA-së dhe Norvegjisë. Me rastin e përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, në pikën e shkatërrimit të armëve, në Mengël të Elbasanit, krahas të pranishmëve ishte komandanti i qendrës të verifikimit të armëve në Gjermani, gjeneral Hugner, zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, si dhe ai i Norvegjisë./tvklan.al






Të ngjashme