Pal Dajci: Marrëveshja me PS-në ka mbetur në kuadrin e fjalëve (2 Prill 2001)
Partia Socialiste nulk po tregon vullnet për të vazhduar dialogun. Kështu ka deklaruar nënkryetari demokrat i grupit parlamentar Pal Dajçi duke shtuar se PD kërkon me këmbëngulje zbatimin e parimit të parietit në çdo hallkë të procesit zgjedhor.
“Marrëveshja ka ngelur në kuadrin e fjalëve, në kuadrin e asaj zhurmës që bëhet që jemi ulur. Ata duke parë atë lëvizjen që po bën PD-ja që thonin se nuk e ka mbështetur më luftën e saj politike tek protestat, por e ka tek fushata, zgjedhja e kandidaturës dhe infrastrukturës së zgjedhjeve, natyrisht ata e quajnë marrëveshje të heshtur, por jo se ata kanë treguar një shenjë të marrëveshjes së konsensusit për të rregulluar gjërat dhe për t’i parë zgjedhjet e qershorit si zgjedhje që të jenë të lira e të drejta ashtu siç i duan shqiptarët.”/tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego