Shkodër, PD përkujton 10-vjetorin e 2 Prillit (2 Prill 2001)


Shkodër, PD përkujton 10-vjetorin e 2 Prillit (2 Prill 2001)

14:28 02/04/2001

Demokratët shkodranë kanë përkujtuar 10-vjetorin e ngjarjes së 2 Prillit. Kryetari i shoqatës antikomuniste me një njëjtën emër Ibrahim Bilali, kujtoi sakrificën e martirëve të demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Mishanaku dhe Besnik Cela të cilët janë bërë simboli i idealeve demokratike.

Ndërkohë kryetari i PD-së Sali Berisha i pranishëm në këtë miting bëri thirrje që në zgjedhjet e qershorit të votohet për opozitën e cila sipas tij tashmë është më e bashkuar se kurrë për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar.

Më pas në memorialin 2 Prilli u vendosën kurora me lule nga partitë politike të spektrit të djathtë si dhe nga shoqata antikomuniste “2 Prilli”. Më pas në Teatrin Migjeni u shfaq koncerti jubilar “Të gjallë përjetësisht”./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme