Nis festivali operistik Marie Kraja – (6 Prill 2001)


Nis festivali operistik Marie Kraja – (6 Prill 2001)

14:13 06/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka nisur festivali i 3-të ndërkombëtar i vokalit operistik Marie Kraja. Në natën e parë të këtij festivali, janë ngjitur për konkurrim, në skenë 10 këngëtarë lirik nga vendi e bota, ndër këta mund të përmendim Romina Baçi, Adrian Xhema, Avni Shehu, Irini Nikolla dhe Sidrit Bejleri nga Shqipëria. Më tej ka pasur këngëtarë lirik nga Polonia, Anglia, Rumania etj.

Ka përshëndetur publikun në sallë edhe balerina e mirënjohur Anbeta Toromani, e cila do të jetë e pranishme në të tre netët e këtij festivali, me pjesë baleti të zgjedhura nga baletmaestri Agron Aliaj. Gjithashtu, surpriza të këndshme të kësaj nate të parë, kanë qenë këngëtarja Vikena Kamenica, si edhe fituesi i vjetshëm i edicionit të 2-të, të festivalit Marie Kraja, tenori bullgar Lazarov, i cili ka përshëndetur të pranishmit me këngën shqiptare “Si dukat i vogël je”. Drejtuesja dhe ideatorja e këtij festivali është zonja Zana Çela./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme