Mit’hat Havari: Në vend të drogës dhe prostitutave, Parku Rinia do të ketë gjelbërim (8 Prill 2001)


Mit’hat Havari: Në vend të drogës dhe prostitutave, Parku Rinia do të ketë gjelbërim (8 Prill 2001)

15:27 08/04/2001

Komandati i operacionit për prishjen e kioskave tek Parku Rinia Mit’hat Havari ka urdhëruar pronarët të ndërpresin aktivitetin dhe brenda 5 ditësh të çmontojnë lokalet dhe pajisjet e tjera. Parku Rinia do të rikthehet në identitet, tha Havari. Në vend të drogës, prostitutave, njerëzit do të gjejnë stola, bar të njomë, shatërvan dhe ndonjë lokal ku të shijojnë aranxhata.

Ditën e martë në mëngjes, absolutisht nuk do të ketë asnjë kioskë në lëvizje ku të shesë kafe, të bëjë tregti apo të tjera. Nesër ato mbyllen dhe të martën ato fillojnë aktivitetin për lëvizjen me detyrimet e tyre financiare për të hequr pajisjet që kanë brenda. Kjo do të vazhdojë sepse aty ka dhe investime serioze dhe ne do t’i presim në një afat 15 ditor. Policia e Rendit bashkë me ne do të vihen në lëvizje.”

I pyetur përse u zgjodh periudha para elektorale për këtë aksion, Havari u shpreh:

“Mua më vjen mirë dhe nuk dua t’a politizoj faktin sepse unë nuk merrem më me politikë. Kjo bëhet pikërisht dy muaj përpara zgjedhjeve sepse këtu tregohet më shumë forca e shtetit. Që nuk trembet nga fakti që vijnë zgjedhjet dhe problemet e tjera. Kjo gjë mua më ngroh, më jep krahë që të vë në lëvizje njerëzit e mi.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme