Durrës, policia ndërtimore gjoba firmave të ndërtimit – (7 Prill 2001)


Durrës, policia ndërtimore gjoba firmave të ndërtimit – (7 Prill 2001)

12:18 07/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Policia Ndërtimore e Durrësit në luftë me firmat e ndërtimit, për disiplinimin e dokumentacioneve dhe respektimin e rregullave teknike. Janë mbi pesë firma që janë gjobitur nga kjo polici, me shumën nga 500 mijë deri në 25 milion lekë të reja. Mangësi janë vërejtur si në dokumentacion, por dhe në respektimin e rregullave të tilla si cilësia e materialeve të përdorura, siguria e punëtorëve, etj.

Disa nga firmat e ndërtimit, i kanë paguar gjobat menjëherë, kurse disa të tjera i kanë çuar çështjet në gjykatë. Të gjitha këto të fundit i kanë humbur çështjet në gjykatë, duke paguar si përfundim gjobat. Por siç shprehet kryetari i kësaj policie në Durrës, Drini Fusha, aksioni për disiplinimin e aktivitetit të firmave të ndërtimit, do të vazhdojë edhe në prishjen e ndërtimeve pa leje./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme