Prokuroria e Durrësit, gjyqi i Vladimir Shytit – (11 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Rëndohet pozicioni i vrasësit të Alban Danit. Prokurori i ri i çështjes Osman Dashi, ka kërkuar në seancën e sotme, që Vladimir Shyti të akuzohet për vrasje të thjeshtë në zënie e sipër. 27-vjeçari nga plazhi i Durrësit, që deri sot akuzohej nga Prokuroria e Durrësit, për vrasjet në kushtet e një provokimi të rëndë, që parashikonte një dënim 10-12 vjet burg.
Sipas avokatit mbrojtës Agim Hoxha, që prokurori të bëjë një kërkesë të tillë për ndryshim akuze, duhet të paraqes një fakt të ri, që të justifikojë kërkesën e tij, gjë që nuk ndodhi në seancën e sotme. Pas fjalës së prokurorit seanca u shty./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj