Misioni ekonomik i tregtarëve kosovarë dhe shqiptarë (10 Prill 2001)


Misioni ekonomik i tregtarëve kosovarë dhe shqiptarë (10 Prill 2001)

15:31 10/04/2001

Tregtarë nga Shqipëria dhe nga Kosova janë prononcuar sot në një konferencë për shtyp mbi problemet dhe zhvillimet e aktivitetit tregtar në të ardhmen. Është për të ardhur keq theksoi zoti Luan Bregasi, president i Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, që tregtarët nga Shqipëria dhe Kosova gjatë kryerjes së aktivitetit tregtar, i nënshtrohen akoma pagesës së tarifave doganore. Ndërkohë që ky fenomen nuk ndodh në këmbimet tregtare midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Unë, tha zoti Bregasi, do të ndërhyj mes qeverisë shqiptare për heqjen e tarifës doganore për tregtarët kosovarë që tentojnë të investojnë në Shqipëri. Ndërsa Mustafa Ibrahimi, zëvendëskryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ngriti problemin e krijimit të një magjistrali rrugor që do të lidhë Prishtinën me Kukësin dhe Durrësin i cili do të lehtësojë lidhjen ekonomike të dy vendeve tona.

Në këtë konferencë merrnin pjesë rreth 60 tregtarë kosovarë dhe organizatorët të këtij komisioni ekonomik ishin Oda Ekonomike e Kosovës dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme