QKF konkurs pikture, Kristi Nomani fituese e çmimit të parë – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Të njohim dhe ruajmë traditën. Kjo ide iu është dhënë nxënësve të shkollës 8-vjeçare për ta derdhur atë në punët e tyre vizatimore. Drejtoria arsimore dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve, çdo vit organizojnë konkursin me punime pikture. Nga 50 shkolla në të gjithë Tiranën, janë paraqitur 300 punime të mira dhe nga ato u përzgjodhën 120, prej të cilave vetëm, 10 punime do të marrin çmim.
4 nxënës kanë përfituar çmimin inkurajues, 2 çmime të treta dhe 2 çmime të dyta, kurse çmimin e parë e ka fituar Kristi Nomani. Dhjetë punët më të mira do të marrin pjesë në një konkurs pikture në Slloveni./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti