ISSH, dokumentet që duhen për daljen në pension – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është një nga agjencitë e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë. Këtu sheh çdo ditë njerëz, të cilët pas mbushjes së moshës 60 vjeç për burra dhe 55 vjeç për gra, dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e duhur për të fituar pensionin e pleqërisë. Që të fitosh një pension të tillë, duhet së pari të kesh 30 apo 32 vite vjetërsi pune dhe kësaj i shtohen dhe një sërë dokumentesh. Por mbi të gjitha, duhet që këta të moshuar të kenë një sasi parash të kursyera, pasi procedurat normale nga paraqitja e dokumentacionit deri tek pajisja me librezën e pensionit mund t’i kalojnë kufijtë e dy muajve./tvklan.al