Qyteti i Elbasanit zgjerohet drejt Metalurgjikut, në rrezik shëndeti i banorëve (13 Prill 2001)
Zgjerimi i qytetit të Elbasanit në drejtim të Metalurgjikut rrezikon shëndetin e banorëve. Një gjë e tillë do t’a zhysë qytetin në smogun kancerogjen që prodhohet atje. Megjithatë këshilli bashkiak i qytetit e ka miratuar projektin e paraqitur nga specialistë të Urbanistikës. Kjo sepse zgjerimi ishte një domosdoshmëri për faktin se 120 mijë banorët nuk mund të banojnë më në një sipërfaqe prej 750 hektarësh.
Banorët nuk janë kundër projektit të bashkisë për zgjerimin e qytetit nga instancat përkatëse të merren masa për minimizimin e gazit helmues dhe pluhurit kancerogjen. Por, për këtë nuk ka asnjë projekt konkret. Kjo do të thotë se nuk është larg dita kur njerëzit e thjeshtë të vuajnë pasojat e paparashikueshme mbi shëndetin e tyre./tvklan.al