Mësuan të shkruajnë e të lexojnë, vogëlushet festojnë mbarimin e abetares (13 Prill 2001)
3 muaj përpara përfundimit të shkollës këta fëmijë të klasës së parë festojnë mbarimin e abetares. 3 klasa të shkollës “Pjetër Budi”, si më të rritur tani, kanë zgjedhur një ambjent larg shkollës për të kaluar festën e abetares. Pronarët e këtij restoranti janë prindërit e dy fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë të cilët kanë financuar për këtë aktivitet. Këtu është kënduar dhe recituar gjithçka e mësuar në bankat e shkollës. Ndërsa kërcimi është një lëndë e perfeksionuar nga ekrani. 36 shkronjat janë renditur në mendjet e tyre. Tashmë ata janë në gjendje të shkruajnë dhe lexojnë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti