Pandeli Majko: Ilir Meta duhet të jetë kandidati kryesor për postin e kryeministrit (13 Prill 2001)
Ilir Meta duhet të jetë kandidati kryesor për postin e kryeministrit. I pyetur për debatin e krijuar së fundmi, ish kryeministri Pandeli Majko ka deklaruar se Ilir Meta dhe Fatos Nano janë përgjegjësit kryesorë për rezultatin e Partisë Socialiste në listën e zgjedhjeve të qershorit.
“Ky është një debat i cili në thelb ende nuk është hapur në radhët e PS-së apo në selinë e saj. Është një debat i cili më shumë ka të bëjë me kushtet, por gjithsesi mendoj që nuk do të orientojë ndonjë vendimmarrje të rëndësishme. Nga kjo pikëpamje unë mendoj që shqetësimi kryesor dhe ajo të paktën kanë deklaruar të gjithë aktualisht është fitorja e PS-së në zgjedhjet e vitit 2001, të tjerat janë sekondare.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame