Kursi i këmbimit valutor, vazhdon rënia e dollarit në vend – (15 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Rënia e dollarit ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave, ku monedha amerikane u shit me 145.1 dhe u ble me 145.7 lekë. Ndërsa monedhat europiane janë këmbyer në të njëjtat vlera ashtu si një javë më parë. Kështu marka gjermane u ble me 66.5, lireta italiane me 0.665 dhe dhrahmia greke me 3.78 lekë. Gjatë kësaj jave, kërkesa për dollarin në tregun e lirë të valutës është rritur, ndërsa në tregun ndërkombëtar të valutës 1 euro u shkëmbye me 0.88 dollarë./tvklan.al