Banorët e Korçës sëmuren nga uji i ndotur – (15 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Banorë të këtyre pallateve në Korçë, prej ditësh nuk përdorin ujin e çezmave. Shkak është bërë papastërtia e tij dhe era e keqe, për pasojë, pesë persona në këtë lagje janë shtruar në spital me shenja të dizanterisë, me temperaturë të lartë e djare.
“U bëra 50 vjet dhe nuk jam sëmurur ndonjëherë, por këtë radhë uji i pisët më mposhti, me temperaturë 39, me djare me gjak, sa u detyrova u shtrova në spital për katër ditë, me serume”.
Kanalet vërtetë janë hapur një muaj më parë nga ujësjellësi për të gjetur defektin, por nuk kanë zbuluar ndotjen e ujit. Me gjithë koston e lartë, mundësia e vetme për t’u mos u prekur nga dizenteria është pirja e ujit të blerë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti