Hapen hotele të reja për sezonin turistik në Sarandë – (15 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në prag të sezonit turistik në Sarandë, janë vënë në dispozicion të pushuesve 25 hotele me rreth një mijë shtretër. Edhe hotel Turizmi i ri i privatizuar do të jetë në funksionim në këtë sezon veror. Për të siguruar numër sa më të madh turistësh, pronarët e këtyre hoteleve kanë nënshkruar kontrata me agjencitë turistike në Tiranë dhe në Kosovë.
“Në valën e këtyre përgatitjeve, parashikohen që të hapen edhe hotele të rinj dhe ambiente pushimi ku njerëzit mund të argëtohen. Nga ana e bashkisë dhe me kërkesën tonë, por edhe sipas një plani të gjerë investimesh që ka bashkia, po bëhen përmirësimet ne infrastrukturë, të sistemimit të plazheve dhe të gjelbërimit e pastrimit të qytetit”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame