Analisti Bugajski seminar me politikanë të pozitës dhe opozitës – (16 Prill 2001)


Analisti Bugajski seminar me politikanë të pozitës dhe opozitës – (16 Prill 2001)

19:34 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Instituti për Studimet Ndërkombëtare, kanë mbledhur në një tryezë të përbashkët politikanë të pozitës dhe opozitës. Drejtori i këtij instituti, analisti amerikan Janosh Bugajski është shprehur se Shqipëria, nuk duhet të ketë pretendime për territoret e fqinjëve. Udhëheqësit shqiptarë, duhet të mbështesin faktorin ndërkombëtar, që të arrihet pavarësia e Kosovës, shtoi Bugajski. Në këtë takim, diskutantët vunë në dukje faktin, se në Shqipëri duhet të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, për t’i hapur rrugë Asocimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme