Banda muzikore gjermane koncert nën ujë – (16 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Disa bëjnë muzikë në teatro të mëdha, disa të tjerë në qiell të hapur, por ka edhe nga ata që bëjnë muzikë në thellësitë e detit. Kjo është banda gjermane me drejtues Alfred Lauer. Ajo ka dhënë një koncert spektakolar në një skenë speciale të ndërtuar 15 metra nën ujërat e detit Egje, në Turqi. Të 16 anëtarët e bandës e kanë nisur koncertin e tyre, duke performuar këngën e mrekullueshme Nju Jork-Nju Jork. I gjithë koncerti është ndjekur live në televizion. Koncerti i kësaj bande nën ujë zgjati 22 minuta./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora