Restoranti francez “Treni blu” feston 100 vjetorin – (16 Prill 2001)


Restoranti francez “Treni blu” feston 100 vjetorin – (16 Prill 2001)

09:43 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Restoranti i famshëm francez “Treni blu”, ka festuar 100 vjetorin e krijimit të tij. Ky është një nga restorantet më të njohur në Paris dhe për shkak të pikturave të mrekullueshme të tij është shpallur objekt historik, që në vitin 1972. Mbi 30 janë piktorët e famshëm ose anonim, që kanë vënë firmën e tyre në këto piktura. Ky është një nga restorantet franceze në të cilin duhet që klientët të rezervojnë një darkë të paktën dy muaj më parë dhe personeli do ta bëjë të paharrueshme për klientin këtë darkë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme