Policia e Vlorës kap kanabis sativa në një kamion me vaj – (16 Prill 2001)


Policia e Vlorës kap kanabis sativa në një kamion me vaj – (16 Prill 2001)

10:38 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

197 bimë narkotike e presuar kanabis sativa, u sekuestrua nga policia e qarkut të Vlorës. Sekuestrimi u krye në orët e para të mëngjesit, kur një kamion me targa të Vlorës, i cili udhëtonte në aksin Vlorë – Ura e Mifolit, u ndalua për kontroll nga policia e këtij qarku. Nga kontrolli i ushtruar në kamionin, i cili ishte i ngarkuar më një sasi të konsiderueshme vaj ulliri, u gjet e fshehur në kutitë e kartonit me të njëjtin ambalazh dhe sasia e bimëve narkotike.

Më pas forcat e policisë kanë vazhduar kontrollet e banesave të dy prej të ndaluarve, shoferit dhe shoqëruesit të tij, i cili ishte dhe pronar i automjetit, ku si rezultat u gjetën dhe 23 kilogram të tjera bimë narkotike e presuar kanabis sativa. Të dy të ndaluarit, shtetasit Zaho Memushi dhe Dolor Kutulla, janë lindur dhe banues në qytetin e Vlorës./tvklan.al






Të ngjashme