Numri i personave që sigurojnë banesën e tyre sa vjen e behët e i ulët (14 Prill 2001)
Nëse një ditë mbi këto banesa do të bjerë zjarr, rrufe apo nëse shkatërrohen nga tërmetet banorët do të mbeten në mes të katër rrugëve. Kjo ndodh sepse ne neglizhojmë të paguajmë 2 mijë apo 4 mijë lekë në muaj për sigurimin e shtëpive tona. Ndërsa po të jemi të siguruar në bazë të policës së sigurimit çdo gjë e humbur do të shpërblehet në vlerë reale.
Sipas statistikave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në të gjithë vendin, numri i atyre që paguajnë për të siguruar banesat e tyre është vetëm 2000. Nga këto 1000 polica sigurimi i takojnë Tiranës. Ndërkohë në 3 kompanitë e sigurimeve në Tiranë, numri i personave që vijnë për të siguruar banesat edhe gjatë këtyre muajve të vitit 2001, lë shumë për të dëshiruar.Gjatë vitit të fundit ky institut sigurimesh ka paguar 5 milionë lekë për dëmtime të banesave nga faktorë të ndryshëm./tvklan.al