Rrobat e qepura nga stilistët apo blerje në dyqane? (14 Prill 2001)


Rrobat e qepura nga stilistët apo blerje në dyqane? (14 Prill 2001)

11:37 14/04/2001

Rrobat që shiten nëpër butikë janë të shtrenjta, por zgjidhja mund të gjendet. Rrobaqepëset e shtëpive ku gjithë qepnim para 10 vitesh, duket se u harruan pas shfaqjes dhe hapjes së dyqaneve me rroba te gatshme të ardhura nga jashtë tek të cilat përveç punës, në çmim rëndon dhe dogana. Por, duart e zanalinjve të perit dhe gërshërës nuk pushuan dhe një pjesë e klientëve të tyre nuk u larguan.

Figura të skenës, ekranit, por dhe mosha të thyera për të gjetur veshjen e zakonshme, presin perfekten nga duart e këtyre stilistëve, ideuar dhe qepur enkas për trupin tënd. Nëse një kostum në dyqan kushton mbi 12 mijë lekë, po të porositet në një atelie, çmimi shkon në 9 mijë lekë. Duke patur copën vetë, çmimi përgjysmohet. Por, kur një fustan ka brenda artizanalen që mungon në dyqan, çmimi shkon deri në 30 mijë lekë.

Sipas stilistëve ka një varfëri copash, pasi mungon një distributor për to. Kështu që zgjedhja për copën cungohet, ndërkohë që për modelinë ajo gjithmonë e më shumë pasurohet./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme