“Ortek”, dokumentari shpresëdhenës i djalit që nuk u pajtua kurrë me sëmundjen e tij (14 Prill 2001)
Historia që tregohet në dokumentarin “Ortek” të shfaqur pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është sa e dhimbshme aq dhe e bukur. Kjo është historia e një djali të sëmurë me hemofili i cili kurrë dhe asnjë moment nuk u pajtua me sëmundjen e tij. Një nënë e dhimbsur dhe e fortë si Vera, e cila nuk pushoi për asnjë çast së shpëtuari jetën e djalit të saj. Lufta për jetën shpesh herë është e ashpër, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmiijë i cili ndër të tjera ka dhe një talent të lindur për muzikën.
Është kjo historia e vërtetë e këtij dokumentari e regji nga Pluton Hasi dhe skenar nga Fatos Baxhaku dhe Durim Neziri. Ky dokumentar është realizuar nga Televizioni Shqiptar në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Kinematografisë./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora