Banesat afër hekurudhës, problem shqetësues për Drejtorinë e Elbasanit (14 Prill 2001)


Banesat afër hekurudhës, problem shqetësues për Drejtorinë e Elbasanit (14 Prill 2001)

12:55 14/04/2001

Ndërtimet me ose pa leje buzë hekurudhës është problem shqetësues për Drejtorinë e Elbasanit. Për Drejtorinë e Hekurudhës Elbasan, problem shqetësues mbeten ndërtimet pa ose me leje buzë vijës së hekurt. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, ndërtimet pranë kësaj hekurudhe dhe improvizimi i kalimit të këmbësorëve mbi të janë bërë shkak i uljes së shpejtësisë së trenave.

Një dukuri e tillë vihet re jo vetëm afër qendrave të urbaneve, por dhe në zonat rurale. Trenat tani mund të lëvizin me shpejtësi të madhe sepse janë vendosur tranversa të reja dhe janë bërë riparime të nevojshme. Mirëpo për të shmangur aksidentet në kafshë dhe në njerëz, makinistët ulin shpejtësinë.

Shpesh edhe pse nuk rekomandohet ulja e shpejtësisë, kjo mund të jetë me pasoja për udhëtarët. Për verën që po vjen, vetëm në linjën Elbasan-Golem, priten të pushojnë rreth 60 mijë pushues për shkak të distancës dhe kohës me një shpejtësi të konsiderueshme udhëtimi. Edhe drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë priten të udhëtojnë rreth 500 mijë njerëz që i bie 20% më shumë se vitin e kaluar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme