Lulishtet e reja në Korçë dhe Përmet – (17 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo lulishte në hyrje të qytetit të Korçës, brenda një muaji ka ndërruar pamje. Më parë ky oborr midis këtyre pallateve iu nënshtrua shkatërrimit dhe harresës. U desh dhënia e një fondi nga bashkia, e cila në bashkëpunim me ndërmarrjen e gjelbërimit, bëri të mundur krijimin e kësaj lulishte. Në këtë lulishte janë vendosur tashmë 50 stola dhe janë mbjellë 50 drurë dekorativ. Tani banorët e pallateve përreth do të kenë mundësi të kalojnë një pasdite të kulturuar në lulishten e tyre.
Ndërkohë punëtorët e një firme private në qytetin e Përmetit, i kalojnë paraditet duke u kujdesur për lulet, të cilat janë të pranishme kudo në lulishtet e këtij qyteti. Nuk është vetëm puna me pasion e punëtorëve të kësaj firme private, por janë edhe vetë përmetarët, që i duan dhe i mbrojnë lulet./tvklan.al