Saimiri i vesh këpucët Generdës: Ti je Hirushja ime!
Siç duket, Saimiri e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Generdën, e cila ka ardhur nga Gjermania dhe numëron tre takime me 33-vjeçarin.
Kësaj here ata kanë udhëtuar drejt Korçës ku kanë bërë ski dhe kanë drekuar bashkë.
Madje Saimiri i ka veshur edhe këpucët e skive Generdës, pasi ajo kishte nevojë për ndihmë.
Saimiri: Sot kam menduar një mëngjes tradicional, kjo është trahana. Unë mbaj mend nga gjyshja që më përpara e gatuante.
Generda: Po edhe gjyshja ime e ka pas bërë. Po petkat i ke ngrënë ndonjëherë?
Saimiri: Kur kam qenë i vogël i kam pas provuar. Dua të hash mirë sepse më vonë kam plan të shkojmë për ski.
Generda: Do më mësosh ti. Ti di?
Saimiri: Di edhe besoj se edhe ti me pak ndihmë do mësosh. Në Korçë kur ke qenë për herë të fundit?
Generda: Tani me thënë të drejtën se mbaj mend, por kur kam qenë e vogël fare. Kemi mbetur shumë pak vajza, ti për çdo vajzë do kesh atë pëlqimin tënd, mendime e tua që nuk dua fare të mi tregosh, por do doja të dija çfarë mendon ti për mua.
Saimiri: Ndihem mirë kur jam me ty, nuk kam nevojë as të mendohem se çfarë do flas…janë gjërat shumë natyrale.
Generda: Saimir, unë isha vajza e parë që i veshe këpucët? Domethënë unë jam Hirushja jote?
Saimiri: Po pra, ta fillojmë mbarë! Ti je Hirushja ime!/tvklan.al