Itali, shembet muri i Perandorisë Romake – (17 Prill 2001)


Itali, shembet muri i Perandorisë Romake – (17 Prill 2001)

15:54 17/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dikur ky mur rrethonte kryeqytetin e Perandorisë Romake, por një copë e këtij muri të shekullit të 3-të, u shemb. Asnjë nuk u dëmtua nga rrëzimi i rreth 20 metrave nga muri në jug të Romës. Ky mur u ndërtua mes viteve 271 dhe 275, nga perandori Aurelios, për të mbrojtur Romën. Struktura vizitohet vazhdimisht nga turistët, por asnjë nuk ishte i pranishëm në momentin e rrëzimit të këtij muri, ndërsa policia italiane rrethoi zonën.

Ekspertët në bashkinë e Romës, kërkuan kohë për të përcaktuar shkakun e shembjes së murit, pas pothuaj 2000 vjetësh. Pas rrëzimit të murit, një rrugë kryesore, që të çon në aeroportin e Fiumicinos dhe që kalon nga një pjesë e harkuar e murit, u mbyll për shkak të çorientimit të strukturës historike./tvklan.al






Të ngjashme