Ndërron jetë Koloneli Agim Sulaj, Meta: Humbëm një nga intelektualët më të spikatur
Koloneli Agim Sulaj ka ndërruar jetë këtë të hënë. Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e trishtueshëm dhe thotë se Sulaj ka qenë një prej pedagogëve më të vlerësuar.
“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh. Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij”, shkruan Meta në Facebook.
/tvklan.al