Edukata seksuale në shkolla një lëndë e veshtirë për t’u trajtuar – (17 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Edukata seksuale në klasat e 8, nga një orë mësimi është kthyer në minuta të vështira për mësuesen që e jep këtë lëndë. Shpesh herë ajo është detyruar të thotë mjaft gjëra nga përvoja e saj apo siç e mendon vetë ajo, pasi mungon një program për këtë lëndë. Madje shpesh në një orë të tillë ka pasur edhe të qeshura.
Megjithëse është futur shtatë vjet më parë në shkolla, kjo lëndë nuk ka libër. Këta nxënës janë të detyruar që çdo leksion mësuese ta marrin me shënime. Vite më parë mësimi zhvillohej veç e veç, djem e vajza, ndërsa tani të gjithë bashkë për t’u mbrojtur. Kjo shpesh herë varet edhe nga edukata e mësueses. Mësuesi që jep këtë lëndë në çdo shkollë është ai i biologjisë. Kjo orë ngeli në kuadrin e një lënde që duhet bërë, libra nuk ka, ndaj si mësuesit dhe nxënësit sjellin përvojën personale./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti