Durrës, shtyhet gjyqi i bandës së taksistëve – (17 Prill 2001)


Durrës, shtyhet gjyqi i bandës së taksistëve – (17 Prill 2001)

20:39 17/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Gjykatën e Faktit Durrës është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të Erion Bushit, Shkëlzen Muçkës dhe pesë personave të tjerë, të ashtuquajtur banda e taksistëve, të akuzuar për vrasjen e Rexhep Kqyrës, Halil Isufit dhe Bedri Prushit. Dy prej viktimave të fundit punonin si taksistë dhe banda në fjalë, sipas akuzës i ka ekzekutuar për të shitur më pas makinat e tyre.

Seanca e sotme u shty për në datën 8 Maj, për arsye të mungesës së avokatit Gjon Brunga, i cili mbron katër prej të pandehurve. Gjyqi i bandës së taksistëve është një nga proceset më të nxehta, që janë zhvilluar në gjykatën e Durrësit, pasi viktima dhe të pandehurit janë banorë të të njëjtës zonë, ku fenomeni i hakmarrjes është shumë i përhapur./tvklan.al






Të ngjashme