Parku Rinia Elbasan pason fatin e Parkut Rinia Tiranë, fillon prishja e kioskave (19 Prill 2001)
Fatin e Parkut Rinia në Tiranë së shpejti do t’a ketë dhe ai me të njëjtin emër në Elbasan. Java e parë e muajit maj do të shënojë fillimin e fazës së dytë të prishjes së ndërtimeve pa leje të përqëndruara në unazën veriore të qytetit dhe në Parkun Rinia. Rreth 50 do të jenë ndërtimet pa leje që do të prishen në këtë fazë. Prishja e tyre do t’i shërbejë zgjerimit dhe sistemimit të unazës së qytetit.
Në Parkun Rinia do të prishen 20 objekte pa leje me përjashtim të dy vilave luksoze që mesa duket janë ndërtuar në mënyrë të ligjshme. Parku do të kthehet në identitet falë një financimi prej 600 mijë dollarësh. Ai do të ketë një sistem modern dhe qetësues ndriçimi, pista vallëzimi dhe të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora