Në pranga infermierja që i vodhi Lekët pacientit me Covid


Në pranga infermierja që i vodhi Lekët pacientit me Covid

15:36 26/01/2021

Skandali u denoncua nga emisioni “Stop” në Tv Klan

Policia ka arrestuar infermieren e Spitalit Infektiv Ronida Hysa. Ajo akuzohet se i vodhi një pacienti me Covid, 20 mijë Lekë të reja që kishte në portofol. Më pas ajo i mori edhe kartën e bankomatit në portofol ku ishte shënuar edhe kodi dhe tërhoqi nga llogaria bankare 60 mijë Lekë të reja të tjera.

Ronida Hysa ka qenë pjesë e grupit të dytë të infermierëve që shkuan në Itali për të ndihmuar në përballimin e Covid-19.

Policia thotë se infermierja e ka pranuar akuzën kur u pyet nga hetuesit. Skandali u denoncua në emisionin Stop në Tv Klan, ku djali i të moshuarit që humbi jetën, akuzoi Spitalin Infektiv për vjedhjen.

Prokuroria e Tiranës dhe policia u vunë në lëvizje menjëherë pas denoncimit të skandalit, pasi deri atëherë nuk kishin kryer veprime lidhur me denoncimin e të riut.

I moshuari që humbi jetën në spitalin Sovid 1, kishte marrë lekë me vete, por rezultoi se ato ishin zhdukur bashkë me kartën bankare kur familjes iu dorëzuan sendet personale.

Tv Klan






Të ngjashme