PD: Përmbytjet, përgjegjësi e qeverisë dhe bashkisë
“Mund të parandalohej, kriminale indiferenca ndaj njerëzve”
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Durrësit ishte sot në zonat e përmbytura në Shijak.
Ai tha se kjo situatë është e përsëritur ndaj përgjegjës janë bashkia dhe qeveria që nuk kanë marrë masa parandaluese.
Sipas Palokës, interesimi i strukturave shtetërore ka munguar dhe se indiferenca e qeverisë është kriminale.
Tv Klan