INSTAT, regjistrimi i popullsisë drejt përfundimit – (18 Prill 2001)


INSTAT, regjistrimi i popullsisë drejt përfundimit – (18 Prill 2001)

15:39 18/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo punonjëse e Institutit të Statistikave, po merr informacionet e fundit nga zyrat e regjistrimit te popullsisë nëpër rrethe. Sipas të dhënave nga instituti, deri tani janë regjistruar 95% e popullsisë në shkallë republike. Ndërkohë që procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave ka hyrë në javën e fundit. Ecuri më të mirë procesi i regjistrimit ka pasur nëpër qytete, ku ka arritur shifrat 98% deri në 100%.

Në qytete të tilla si Kuçova, Laçi, Fieri, Dibra dhe Lushnja, regjistrimi ka mbaruar, ndërsa në zonat rurale, regjistrimi i popullsisë, ka ecur në ritme më të ngadalta. Kështu në shkallë vendi, regjistrimi i popullsisë fshatare ka arritur në shifrat 82-90%. Problematike mbeten zonat e jugut, ku në Gjirokastër regjistrimi i popullsisë fshatare është në kuotat e 40%, për shkak të mospjesëmarrjes në këtë regjistrim të minoritetit grek./tvklan.al






Të ngjashme