PS-PD nis lojën me kandidatët e pavarur për zgjedhjet parlamentare – (18 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, po përgatisin lojën me kandidatë të pavarur për deputetë përpara elektoratit në zgjedhjet parlamentare. Në zonat ku dy partitë e mëdha e ndjejnë vetën e sigurt, do të vendosin si situatë të pavarur pjesëtarë nga shoqëria civile. Në këtë mënyrë votuesit do të votojnë në njërën fletë votimi për kandidatin, ndërsa në fletën tjetër të votimit ata do t’i japin votën subjektit elektoral, që e mbështet atë.
Kështu nga rezultatet përfundimtare, dy partitë e mëdha do të përfitojnë jo vetëm drejtpërsëdrejti deputetin e ardhshëm, por nga lista me 40 kandidatët e proporcionalit do të fitojnë më tepër deputetë në bazë të përqindjeve, për subjektet e tyre elektorale. Në seancën e nesërme të parlamentit, deputetët e partive të vogla do të kërkojnë ndryshimin e kodit elektoral./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame