Vitrina e librit, librat më të shitur për këtë javë – (21 Prill 2001)


Vitrina e librit, librat më të shitur për këtë javë – (21 Prill 2001)

10:03 21/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Librat e rinj të dalë në treg për këtë javë, kanë qenë mjaft të larmishëm. Kështu nëpër vitrina, të gjithë të pasionuarit pas leximit, mund të gjejnë këta tituj dhe autorë. Mitrush Kuteli, “Prozë dhe vargje të zgjedhura”. “Të fejuarit”, roman nga Aleksandro Masoni, “Portreti i Dorian Greit”, roman nga Oskar Wilde. “Vepra letrare” nga Andon Z. Çajupi.

Libra me studime të ndryshme këtë javë kanë qenë, “Personaliteti dhe çrregullimet e tij” nga Nazim Shtino, me studime filozofike dhe “Procese të ndikimit italian mbi shqipen”, studime gjuhësore nga Ledi Shamku Shkreli. Ndërsa librat më të shitur këtë javë kanë qenë, nga letërsia e huaj romani “Bankieri”, me autor Leslie Waller dhe nga letërsia shqipe më të shiturit kanë qenë autorët e njohur shqiptarë si Ismail Kadare, me librin e fundit “Unaza në kthetra”, Petro Merko me librin “Çuka e shtegtarit” etj. Ndërsa më i spikaturi me karakter historik është libri “Ilirët” nga Neritan Ceka./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme