Policia Tatimore aksion në Librazhd, mbyllen lokalet pa licencë – (21 Prill 2001)


Policia Tatimore aksion në Librazhd, mbyllen lokalet pa licencë – (21 Prill 2001)

13:52 21/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Policia Tatimore e Librazhdit mbyll dhe vendos gjoba për lokalet pa licencën përkatëse. Në një aksion të befasishëm, policia tatimore e Librazhdit, ushtroi kontroll në subjektet tregtare, ku u vërejtën shumë shkelje. Synimi i kontrolleve të tatimorëve ishte pajisja për rinovim i licencave, kontrollit të pijeve alkolike dhe cigareve pa pullë fiskale.

Shefi i policisë tatimore të prefekturës Elbasan, direkt pas aksionit u shpreh, se u gjetën mjaft lokale që ushtronin aktivitetin tregtar pa licencën përkatëse. Për ta u vendos masa e gjobës, sekuestrimit të mallrave, si dhe mbyllja e lokalit. 24 është numri i lokaleve që u mbyllën apo u gjobitën nga policia tatimore. Sipas tatimorëve, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme