Enti Kombëtar i Banesave, strategjia e qeverisë për të pastrehët – (21 Prill 2001)


Enti Kombëtar i Banesave, strategjia e qeverisë për të pastrehët – (21 Prill 2001)

15:53 21/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Strategjia e qeverisë për të bërë me shtëpi të pastrehët dhe çështja e kredisë greke, ka mbledhur sot në takim, drejtues të Entit Kombëtar të Banesave dhe kreun e Punëve Publike Spartak Poçi. Drejtori i EKB Andrea Dhimitri ka informuar, se shitja e apartamenteve është realizuar në masën 112%, duke strehuar kështu 324 familje, nga të cilët 16 të përndjekur politik.

Në këtë 3 mujor, investimet nga 39 milion që ishin parashikuar janë tejkaluar. Ndërsa për kredinë greke, drejtori i EKB u shpreh, se pritet vetëm lëvrimi i saj. Ministri Poçi, vlerësoi si të domosdoshme, futjen e donatorëve të huaj dhe aplikimin e kredive./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme