Ministri Angjeli në Durrës: Synojmë rritjen e ekonomisë së vendit (20 Prill 2001)
Strategjia e rritjes dhe reduktimit të varfërisë dhe programit buxhetor afatmesëm ka qenë tema e diskutimit gjatë një takimi pune të zhvilluar në Malin e Robit të rrethit të Durrësit. Të pranishëm këtu ishin Anastas Angjeli, koordinatori kombëtar për strategjinë e rritjes dhe reduktimit të varfërisë si dhe përfaqësues nga digastere shtetërore dhe institucione ndërkombëtare.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi në programin buxhetar afatmesëm për vitin 2002-2004. Ministri Angjeli u shpreh se qeveria shqiptare është angazhuar për nxitjen e kësaj strategjie në qershor të vitit 2001 dhe strategjia e reduktimit të varfërisë do të shoqërohet me rritjen ekonomike dhe stabilitetit makro-ekonomik në vend.
Kjo strategji synon që të zhvillojë një vizion të qartë zhvillimi dhe unifikimi i cili do të orientojë politikat qeveritare. Strategjia në fjalë do të sigurojë një fushë të përbashkët për të gjithë donatorët për të rritur asistencën e tyre në Shqipëri./tvklan.al