Hyn në fuqi ligji që ndalon abortin në Poloni, aktivistët paralajmëron sërish protesta
Qeveria e Polonisë ka njoftuar se ligji që ndalon abortin ka hyrë në fuqi. Zbatimi i këtij ligji nis që nga dita e sotme dhe parashikon që të lejohet aborti vetëm në rastet e përdhunimit, incestit apo kur shtatzënia rrezikon jetën e nënës.
Ligji i abortit në Poloni u kundërshtua shumë në Tetor të vitit të shkuar, kohë kur Gjykata e Kushtetuese i dha të drejtë qeverisë dhe ligji u quajt kushtetues. Shumica e polakëve kundërshtojnë këtë ndalim të rreptë të abortit dhe pati shumë demonstrata dhe arrestime nga ana e policisë.
Shumë aktivistë protestuan dhe sot në mëngjes, por kanë bërë thirrje që protestat të vijojnë dhe në ditët e tjera dhe të detyrojnë qeverinë që të tërhiqet.
Vendimi i Tetorit nga Gjykata Kushtetuese vendosi që një ligj i vitit 1993 që lejonte abortin në rastet e anomalive të rënda dhe të pakthyeshme të fetusit ishte antikushtetues.
Në 2019, 98% e aborteve u kryen për ato arsye, që do të thotë se vendimi ndaloi në mënyrë efektive shumicën dërrmuese të ndërprerjeve të shtatzënisë.
Qeveria konservatore e Polonisë, e cila ka lidhje të forta me kishën katolike të fuqishme të vendit, gëzon një mbështetje të madhe prej saj dhe tashmë vendimi për ndalimin e abortit duket se nuk ka kthim pas./tvklan.al